Janë prodhuar dhe janë gati për t'u tërhequr pasaportat biometrike për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kryer aplikimin e tyre pranë zyrave konsullore në Itali.
Njoftimi është i vlefshëm për aplikimet e dorëzuara pranë këtyre përfaqësive:
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano përpara datës 02 TETOR 2026.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë përpara datës 02 TETOR 2026.
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari përpara datës 02 TETOR 2026.
Dokumentet e nevojshme për tërheqje:
Pasaporta e vjetër (nëse disponohet).
Kuponi/vërtetimi i aplikimit të marrë ditën e kryerjes së procedurës.
Për verifikimin e hollësishëm të emrave, oraret e sakta të shpërndarjes dhe rregullat specifike të çdo zyre, konsultoni gjithmonë faqet dhe kanalet zyrtare të autoriteteve diplomatike shqiptare në Itali.
Nëse keni paqartësi, vështirësi me procedurat ose dëshironi këshillim dhe asistencë private për çështjet tuaja administrative, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit që gjendet në krye të faqes.