Cilat janë kontaktet zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Romë?

Nëse jetoni ose qëndroni në Itali dhe keni nevojë për shërbime konsullore, rinovim pasaporte, letërnjoftimi apo dokumentacion tjetër, komunikimi me përfaqësinë diplomatike shqiptare në kryeqytetin italian është thelbësor.

Për t'ju kursyer kohë dhe për të shmangur konfuzionet me numrat apo oraret në internet, kemi përmbledhur më poshtë të gjitha të dhënat zyrtare të kontaktit për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë dhe Sektorin Konsullor.

Të dhënat zyrtare të selisë

  • Adresa: Via Asmara nr. 5, 00199 Romë (RM), Itali

  • Centrali telefonik: +39 06 8622 4110

  • E-mail kryesor: embassy.rome@mfa.gov.al

  • Faqja zyrtare: ambasadat.gov.al/italy

Sektori Konsullor (Shërbimet për qytetarët)

Për të gjitha procedurat administrative, certifikatat, aktet noteriale dhe shërbimet e gjendjes civile:

  • Telefoni i zyrës konsullore: +39 06 8622 4115

  • Fax: +39 06 8622 4120

  • E-mail i dedikuar: konsullore.rome@mfa.gov.al

Numri i emergjencave (vetëm për raste urgjente): 

+39 344 495 1075 (Ky numër është i vlefshëm vetëm për raste fatkeqësie, aksidente, ndalime nga autoritetet apo humbje të menjëhershme dokumentesh udhëtimi. Nuk përdoret për informacione rutinë apo orare takimesh).

Si rezervohet takimi për pasaporta dhe karta ID?

Aplikimet për lëshimin apo rinovimin e dokumenteve biometrike (pasaportë dhe letërnjoftim) kryhen përmes portalit zyrtar e-Albania:

  1. Hyni në profilin tuaj në e-Albania.

  2. Kërkoni shërbimin: Aplikim për pasaportë/letërnjoftim për shtetasit jashtë vendit.

  3. Zgjidhni si përfaqësi konsullore Romën.

  4. Përzgjidhni datën dhe fashën e orarit të disponueshëm në kalendar.

Pas miratimit të formularit, paraqituni në ditën dhe orën e caktuar pranë zyrave në Via Asmara me kuponin e pagesës dhe dokumentacionin e kërkuar.

Keni nevojë për ndihmë me praktikat dhe procedurat?

Nëse procedurat burokratike, aplikimet online në portal apo përgatitja e dokumenteve ju duken të ndërlikuara, kolegët e zyrës sonë private ju mirëpresin!
Ofrojmë informacion të detajuar, këshillim dhe asistencë të personalizuar administrative për të ndjekur hap pas hapi praktikat tuaja, duke ju ndihmuar të shmangni gabimet dhe vonesat e panevojshme.
Na kontaktoni , numri ynë gjendet ne krye te faqes.
Ndani këtë artikull me miqtë apo të njohurit tuaj në Itali që mund të kenë nevojë për këto informacione!