Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundur, e bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm.
Një renditje e re krahason fuqinë e pasaportave bazuar në numrin e destinacioneve që udhëtarët evropianë mund të vizitojnë pa viza, me një autorizim elektronik udhëtimi (ETA) ose duke marrë një vizë pas mbërritjes (visa on arrival).
Udhëtimi mund të jetë mjaftueshëm stresues edhe në rrethanat më të mira, pa pasur nevojë t'i shtohen edhe aplikimet për viza. Të përballesh me procedura të gjata burokratike dhe tarifa shtesë krahas biletave të avionit dhe hoteleve – kujt i duhet kjo kokëçarje? Pikërisht këtu, udhëtimi pa viza ndihmon në lehtësimin e kësaj barre.
Një studim nga Passport Reports ka analizuar fuqinë e pasaportave sipas vendeve dhe numrin e destinacioneve ku udhëtarët mund të shkojnë pa vizë, me një autorizim elektronik udhëtimi (ETA) ose duke marrë një vizë pas mbërritjes. Renditja mati gjithashtu numrin e destinacioneve për të cilat mbajtësit të pasaportës i kërkohet të pajiset me vizë përpara hyrjes.
Në renditjen më të fundit, dy vende evropiane figurojnë në pesëshen e parë, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Singaporit, të cilat zënë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Malajzia renditet e katërta.
E renditur si pasaporta më e fuqishme evropiane për të udhëtuar pa viza, dhe e treta në renditjen e përgjithshme, Spanjës iu dha një pikë mobiliteti prej 174. Udhëtarët spanjollë kanë qasje pa viza në 121 vende, ndërsa 42 të tjera mund të vizitohen me vizë pas mbërritjes. Megjithatë, një ETA nevojitet në 11 vende dhe mbajtësve të saj u kërkohet vizë për të hyrë në 24 të tjera.
Ndërkohë, Luksemburgu grumbulloi 173 pikë mobiliteti. Në vendin e pestë në nivel global, mbajtësit e kësaj pasaporte mund të udhëtojnë në 122 destinacione pa vizë dhe në 41 vende të tjera përmes vizës pas mbërritjes. Një ETA kërkohet për të vizituar 10 vende dhe viza është e nevojshme në 25.
Belgjika dhe Franca ndajnë vendin e gjashtë, secila me 173 pikë mobiliteti. Mbajtësit e këtyre pasaportave mund të hyjnë në 121 vende pa viza dhe në 41 me vizë pas mbërritjes; ndërsa ETA nevojitet për 11 vende dhe vizat janë të detyrueshme për 25.
Gjithashtu me 173 pikë mobiliteti, gjashtë vende evropiane ndajnë vendin e shtatë: Danimarka, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda dhe Suedia. Mbajtësit e pasaportave nga këto gjashtë vende mund të udhëtojnë në 120 destinacione pa viza, në 42 me vizë pas mbërritjes, në 11 me ETA, ndërsa për 25 vende kërkohet vizë paraprake.
Pasaportat më të fuqishme në botë për udhëtime pa viza
Emiratet e Bashkuara Arabe
Singapori
Spanja
Malajzia
Luksemburgu
=6. Belgjika =6. Franca
=7. Danimarka =7. Finlanda =7. Gjermania =7. Italia =7. Holanda =7. Suedia
Greqia
=9. Portugalia =9. Zvicra
Austria
Norvegjia
Irlanda
Japonia
Malta
=15. Hungaria =15. Polonia