Gati pasaportat biometrike shqiptare: Njoftim për aplikimet në Milano, Romë dhe Bari

Immagine
Janë prodhuar dhe janë gati për t'u tërhequr pasaportat biometrike për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kryer aplikimin e tyre pranë zyrave konsullore në Itali.  Njoftimi është i vlefshëm për aplikimet e dorëzuara pranë këtyre përfaqësive: Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano  përpara datës 23 TETOR 2026 . Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë  përpara datës  23 TETOR 2026 . Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari  përpara datës  23 TETOR 2026 Dokumentet e nevojshme për tërheqje: Pasaporta e vjetër (nëse disponohet). Kuponi /vërtetimi i aplikimit të marrë ditën e kryerjes së procedurës. Për verifikimin e hollësishëm të emrave, oraret e sakta të shpërndarjes dhe rregullat specifike të çdo zyre, konsultoni gjithmonë faqet dhe kanalet zyrtare të autoriteteve diplomatike shqiptare në Itali. Nëse keni paqartësi , vështirësi me procedurat ose dëshironi këshillim dhe asistencë private për çështjet tuaja administrative, mund të n...

Cilat janë kontaktet zyrtare të Konsullatës Shqiptare në Milano?

 Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë bashkëatdhetarëve që kërkojnë shërbime konsullore, kemi përgatitur këtë përmbledhje praktike me të dhënat dhe kanalet zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano.

Njoftim i rëndësishëm:

Të dhënat e mëposhtme i përkasin vetëm dhe ekskluzivisht Konsullatës Shqiptare. Lutemi të mos i ngatërroni ato me kontaktet e zyrës sonë. Ne jemi një studio private konsulence që ofron mbështetje administrative dhe udhëzime, por nuk jemi institucion shtetëror dhe nuk zëvendësojmë autoritetet konsullore.

Kontaktet Zyrtare të Konsullatës së Përgjithshme në Milano

  • Adresa: Via San Martino 10 – 20122 Milano, Italy
  • Tel: + 39 02 8051265
  • Nr. i Emergjencës: +39 380 6411884
  • E-mail: consulate.milan@mfa.gov.al
  • Faqja Zyrtare: https://ambasadat.gov.al/milan/

Si merren shërbimet dhe takimet?

  • Aplikimet dhe takimet: Të gjitha procedurat për pasaporta, karta identiteti, certifikata apo akte noteriale nisin përmes platformës qeveritare e-Albania.

  • Pritja në sportel: Paraqitja pranë zyrave të konsullatës bëhet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin zyrtar dhe orarin e caktuar të takimit online.

Nëse keni nevojë për asistencë profesionale në përgatitjen e dosjeve apo orientim administrativ, studioja jonë mbetet në dispozicionin tuaj përmes kanaleve tona të dedikuara të kontaktit.